Vendosni fjalën kyçe....

Bayern i pakënaqur me Perisic, kërkon t’ia rikthejë lojtarin Interit


Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munichu ka vendosur t’ia kthejë Interit anësorin e huazuar, Ivan Perisicin, në fund të këtij sezoni, duke mos e shfrytëzuar opsionin për ta blerë në mënyrë permanente.

Sulmuesi anësor kroat iu bashkua klubit gjerman nga zikaltrit në javët e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, kur u bë e qartë se për të s’kishte vend në sistemin 3-5-2 të Antonio Contes.

Perisici ka luajtur rregullisht për Bayernin, duke i bërë 12 paraqitje në ndeshjet e Bundesligës dhe gjashtë të tjera në Evropë.

Megjithatë, gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild thotë se Bayerni synon t’ia Interit 30-vjeçarin kur të përfundojë sezoni, përkundër rolit që e ka pasur ai në skuadër deri më tani.

Bayerni ia pagoi Interit pesë milionë euro për ta huazuar Perisicin për një sezon, ndërsa në marrëveshje përfshihej edhe opsioni për ta blerë anësorin për 20 milionë euro gjatë verës së ardhshme.

Perisicin e kishte kërkuar specifikisht trajneri i atëhershëm i Bayernit Munichut, Niko Kovac, i cili tashmë është shkarkuar dhe në vend është Hansi Flick. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *