Vendosni fjalën kyçe....

Armiku i armikut tim është miku im? Greqia i ofron dërgimin e trupave rivalit të Turqisë në Libi


Vetëm disa ditë pasi Turqia u zotua ‘t’i japë një mësim të mirë’ gjeneralit Haftar të Libisë, Greqia u takua me gjenralin dhe i tha atij se mund të dërgonte disa ‘forca’, të ngarkuara me detyrën e vëzhgimit të armëpushimit dhe largimit të mercenarëve.

Nikos Dendias, Ministri i Jashtëm i Greqisë, pati ‘një bisedë të gjatë’ me gjeneralin Khalifa Haftar, i cili bëri një vizitë jashtë vëmendjes së mediave në Athinë, përpara një konference paqeje në Libi.

‘Ne duam një armëpushim, largimin e mercenarëve dhe anulimin e marrëveshjeve të paligjshme,’ tha Dendias pa e shtjellua më tej deklaratën.

Kryediplomati i tha Haftar-it, i cili udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane (LNA), se Greqia ishte e gatshme të ndihmonte ‘me vendosjen e trupave’ që do të monitoronin armëpushimin me qeverinë rivale të Marrëveshjes Kombëtar (GNA) me qendër Tripoli.

‘E gjithë kjo është një kontribut për të ardhmen e popullit libian. Ne duam që ai të jetë një vend modern demokratik,’ tha Dendias.

Ankaraja ka dërguar më herët trupa për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Ndërkohë Turqia ka një sërë mosmarrëveshjesh territoriale me fqinjin e saj të NATO-s, Greqinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *