Vendosni fjalën kyçe....

Të moshuarit në Britani kapen me grushte për vendin e parkimit (VIDEO)


Një burrë britanik ka rrahur me grushta fqinjin e tij pasi për një kohë të gjatë kishin patur debate lidhur me parkimin privat.

BBC shkruan se gjykata e ka dënuar 68 vjeçarin Anthony John me 9 muaj burg dhe 2500 paund gjobë.

Incidenti për të cilin ai akuzohet ka ndodhur më 1 korrik të 2019, kur John po lante makinën e tij përpara shtëpisë dhe përpara po kalonte fqinji me qenin e tij. Pasi shkëmbyen disa fjalë, ata filluan të grindeshin dhe 66 vjeçari u rrëzua në tokë.

Fqinji u dërgua në spital ku kaloi 16 ditë i shtruar për shkak të frakturave që kishte pësuar në legen.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, Anthony John pranoi akuzat dhe është i gatshëm të paguajë për dëmet ndaj 66 vjeçarit.

Ndërkohë gjykata ka vendosur dhe një urdhër ndalimi tre vjeçar, për ta penguar John të kontaktojë me fqinjin.