Vendosni fjalën kyçe....

I plagosuri në Elbasan, pronar i një palestre


Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me plagosjen në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plagosuri është Kei Piu, një 23-vjeçar i cili është pronar i një palestre në këtë qytet.

Ai mendohet se ka debatuar fillimisht me një person në një automjet, i cili ka nxjerrë armën duke e qëlluar me tre plumba.

Autori më pas është larguar ndërkohë që ende nuk është identifikuar nga policia, e cila ka shoqëruar në Komisariatin e Elbsanit disa persona deri më tani. 

Xhaxhi i të plagosurit, Konstadin Piu, apo i njohur ndryshe me nofkën  ‘Koçi’, është arrestuar në mars të vitit 2012 për trafik kokaine gjatë operacionit ‘Tabakanes’.