Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së vjen në Tiranë me lajmet për një shpërblim


Në vizitën e tij të parë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi,  ka thënë se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE.

Ai ka deklaruar se shpreson shumë që negociatat për anëtarësimin e dy vendeve të nisin përpara samitit të Zagrebit e për këtë ka deklaruar se po “punojmë me kryeministrin por edhe me shtetet anëtare”.

Varhelyi bëri thirrje që të gjitha partitë politike në vend të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet dhe shtoi se me opozitëndo të fliste vetë brenda ditës së sotme.

Po ashtu ai dha edhe lajmin e mirë për një shpërblim për Shqipërinë. “Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi cuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt”– tha Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *