Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen 6 persona, dy në gjendje të rëndë


 

Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Nga aksidenti janë plagosur 6 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton News24.

Aksidenti ndodhu në afërsi të urës së lumit Drin, në Ishull Lezhë.

Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *