Vendosni fjalën kyçe....

Makinat përplasen me njëra tjetrën në Maliq, plagosen 5 persona


Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksion nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar në pjesën e përparme.

Nga përplasja e fortë raportohet për pesë persona të plagosur, identiteti dhe gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *