Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në Somali, 90 viktima dhe dhjetra të plagosur


Së paku 90 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një veturë e mbushur me mjete plasëse shpërtheu në një pikë kontrolli në kryeqytetin somalez, Mogadishu. Ky është sulmi më i përgjakshëm që e ka goditur vendin e Afrikës Lindore në muajt e fundit.

Ministria e Jashtme e Somalisë njoftoi se në mesin e viktimave janë shumë studentë dhe dy shtetas të Turqisë.

Sipas një organizate të paidentifikuar ndërkombëtare, numri i viktimave është më i lartë se 90. Edhe një deputet somalez tha se ka informata që numri i viktimave është më i madh dhe se në mesin e tyre ndodhen 17 policë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin e tmerrshëm, por grupi “Al Shabaab” vazhdimisht kryen sulme të ngjashme në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë somaleze, e cila e gëzon përkrahjen e Kombeve të Bashkuara dhe trupave të Unionit Afrikan.

Sulmi më i rëndë, për të cilin u fajësua ky grup i armatosur, kishte ndodhur në tetor të vitit 2017, kur një kamion i mbushur me lëndë plasëse kishte shpërthyer afër një cisterne me naftë, duke lënë të vdekur rreth 600 persona, shkruan “Reuters”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *