Vendosni fjalën kyçe....

Vidhet në Moskë limuzina e rrallë e Stalinit, me vlerë 2.8 milionë dollarë


Një makinë antike ‘ZIS-115’, limuzinë e blinduar që ka bartur ish-liderin sovjetik, Joseph Stalin, është vjedhur në Moskë. Automjeti i zhdukur vlerësohet të jetë me vlerë rreth 2.8 milionë dollarë.

Ngjarja, e cila ndodhi brenda natës në veri të kryeqytetit të Rusisë, është raportuar nga media sociale, BAZA. Automjeti i rrallë, i cili ruhej në një garazh, u vodh nga gjashtë persona që u futën brenda dhe e morën ‘ZIS-115’, me peshë rreth 4.2 ton, me një kamion tërheqës.

Makina ishte e blinduar dhe e aftë t’i rezistojë një plumbi të kalibrit të lartë nga një distancë prej 25 metrash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *