Vendosni fjalën kyçe....

“Rrëshqet” Manchester City, Liverpool-i “fërkon duart” e marshon drejt titullit


Manchester City ka pësuar mbrëmjen e sotme një humbje që mund të kushtojë shumë në garën për titullin kampion.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Guardiola është mundur nga Wolves me rezuiltatin 3-2 dhe tashmë largësia nga rivalët e Liverpool-it ka shkuar në 14 pikë.

Edhe pse ‘qytetarët’ kryesonin deri në minutën e 60-të, vendasit arritën të barazojnë dhe më pas në minutën e 89-të shënuan edhe golin e fitores.

Liverpool-i nga ana e tij fitoi një ditë më parë në transfertë ndaj Leicester-it dhe tashmë është në rrugë të mbarë për sa i përket titullit kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *