Vendosni fjalën kyçe....

Nuk do besoni sa ka paguar ky gjuetar për të vrarë kafshën e rrallë


Një gjuetar trofesh nga Teksasi, SHBA, nxiti zemërimin në Pakistan, pasi u fotografua me kafshë tejet të rrallë, Astore Markhor, që është edhe kafsha simbol e vendit. Sidoqoftë, kur u shfaqën më shumë detaje rreth gjuetisë, duket se zemërimi ishte i gabuar.

Bryan Kinsel Harlan, një sipërmarrës nga Dallas, Texas, pagoi një shumë rekord prej 110,000 dollarësh për të vrarë kafshën e rrallë në rajonin verior të Himalaje të Pakistanit, në Gilgit-Baltistan.

Një fotografi e Harlanit duke pozuar me krenari me treofeun e tij, duke treguar kafshën madhështore me brirët simetrike spirale (që mund të rriten në një gjatësi prej 1.5m në disa raste), i zemëroi shumë banorët.

“Ishte një gjueti e lehtë. Jam i kënaqur që do e marr këtë trofe me vete.” – tha Harlan.

“Unë jam nga Amerika, nuk ka shumë njerëz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vijnë këtu si turistë. Ata mendojnë se është e rrezikshme. Problemi është ajo që portretizon media. Nuk është e rrezikshme. Meksika është më e rrezikshme sesa Pakistani.” – shtoi Harlan duke folur në një konferencë shtypi të papritur, pas gjuetisë së suksesshme.

Popullatat e Astore Markhor nëpër vargjet Himalaje të Pakistanit, Indisë dhe Afganistanit janë duke u pakësuar si rezultat i shpyllëzimit nga prerja e drurëve, stërvitjet ushtarake, konkurrenca me bagëtinë rajonale për ushqim si dhe gjuetia shtëpiake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *