Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Identifikoni çdo familje të prekur nga tërmeti


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve ku ka dhënë porositë për situatën në vend.

Basha ka kërkuar që të tijët të jenë afër qytetarëve të cilët janë të prekur nga tërmeti dhe të identifikojnë çdo familje që nuk i është ofruar ndihmë.

Duhet te jemi çdo ditë afër qytetareve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti. Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë.
Të evidentohen familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshme se nuk kanë ku të strehohen”-
mësohet të ketë thënë Basha.

Sipas tij, rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë.
Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, ka theksuar kreu i PD.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *