Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi shënon golin me goditjen ‘akrep’ në Holandë, tifozët vënë duart në kokë të habitur (Video)


Lojtari belg Cyril Ngonge ka mahnitur tifozët pasi shënoj një gol fantastik në një ndeshje në kampionatin holandez.

Ai bëri një goditje tejet ë rrallë të stilit ‘akrep’ duke shënuar një gol që çoi peshë tifozët e Groningenit në fitoren 2-0 ndaj Alkmarit.

21-vjeçari belg bëri goditjen akrobatike në mes të pjesës së parë. Goli spektakolar hutoi shokun e tij të skuadrës Michael de Leeuw, i cili reagoi ndaj golit të bujshëm duke vënë duart drejt kokës i habitur në sekondat e mëpasshme.

Goli u vu re nga EPSN Holandë si një pretendent për çmimin Puskas të FIFA-s, nderimi vjetor i ndarë për golin më mbresëlënës të çdo viti.