Vendosni fjalën kyçe....

Australianët shtyhen me njëri-tjetrin për të kapur tullumbacet me dhurata, disa përfundojnë në spital (VIDEO)


Pesë persona janë dërguar në spital në Sidnei pasi u shtynë me njëri-tjetrin për të kapur disa tullumbace në një event para Krishtlindjeve, të cilt mbanin brenda surpriza.

‘The Guardian’ shkruan se turma me njerëz nisën të shtynin njëri tjetrin e të përplaseshin kur u lëshuan tullumbacet e mbushura me çmime në mesnatën e kaluar në Westfield Parramatta.

“Ata ishin në atë vend për të rrëmbyer tullumbacet pasi u lëshuan dhe me sa duket ato kishin dhurata të vogla brenda”– tha një zëdhënës i Policisë.

Mjekët e ndihmës së shpejtë trajtuan 12 persona në vendngjarje ndërsa pesë të tjerë u dërguan në spital.

“Tre prej pacientëve të transportuar kishin probleme më serioze, duke përfshirë dëmtime traumatike në gjoks, dhimbje në qafë dhe shpinë, përzierje dhe marramendje”– tha Inspektori Phil Templeman në një deklaratë të martën.

Ai tha se ishte “fat” që askush nuk u plagos më seriozisht.

Pronari i qendrës tregtare ku u zhvillua aktiviteti, tha që ekipi i tyre veproi me shpejtësi për të mbështetur klientët, për të kontaktuar shërbimet e urgjencës dhe për ta bërë zonën të sigurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *