Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për 8 vjedhje në Korçë, ndalohet një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë


Një person i arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, nga policia e Korçës si pasojë e një hetimi mbi 8 vjedhje të kryera brenda një periudhe 2 javore.

Nga policia u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z 23-vjeç dhe u shpallën në kërim B.Q 28 vjeç dhe I.G 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të një sërë ngjarjesh të ndodhura në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.
Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 1 mujor, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, si autorë të dyshuar të vjedhjes së 8 banesave dhe bizneseve.

Sekuestrohet një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një hetimi 1 mujor të zhvilluar për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës ku autorët përdornin të njëjtin mekanizëm, duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mekanizmi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.

Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.

Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.
Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.

Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.

Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *