Vendosni fjalën kyçe....

3 muaj pa paga e 8 muaj pa sigurime, punonjësit e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë


Qindra punonjës së rafinerisë së naftës në Ballsh kanë zhvilluar sot një protestë. Ata kërkojnë rifillimin e punës në rafineri, që është ndërprerë që prej muajit shtator.

Në protestën e zhvilluar para prefekturës së Fierit, ata thonë se kanë 3 muaj pa rroga e më shumë se 8 muaj pa sigurime.

Në protestat e zhvilluara në muajin shtator, ata i bënë thirrje qeverisë që të ndryshonte ligjin për lëndën e parë, pasi kjo gjë ka shkaktuar edhe ndërprerjen e punës në rafineri.

Edhe pse patën disa takime me përfaqësues të qeverisë, duket se situata nuk ka ndryshuar për qindra punonjësit e rafinerisë që nuk kanë të ardhura të tjera për familjet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *