Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, një i vdekur (VIDEO)


Të paktën një person ka humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao.

Guvernatori Douglas Cagas i provincës Davao del Sur tha për CNNse një person kishte humbur jetën nga tërmeti. CNN nuk dha të dhëna për viktimën, por të tjera media, raportojnë se bëhet fjalë për një vajzë 6-vjeçare.

Shkollat ​​në ishull po ashtu janë dëmtuar rëndë, por për fat të mirë kanë qenë të zbrazëta për shkak se tërmeti ndodhi të dielën dhe jo në ditë mësimi. Tanimë procesi mësimor është pezulluar për të hënën.

Presidenti i vendit Rodrigo Duterte ishte në shtëpinë e tij në Davao, qyteti më i madh në ishull. Ai nuk ka mbetur i lënduar, por shtëpia e tij thuhet se “pësoi disa çarje në mure”.

Ky është tërmeti më i fundit pas një serie lëkundjesh që kanë goditur ishullin muajt e fundit. Në tetor një tjetër tërmet me magnitudë 6.6 goditi Mindanaon, duke vrarë 14 persona dhe plagosur më shumë se 400.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *