Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 6 kg drogë në banesë, ndalohet 35-vjeçari në Gjirokastër


6 kilogramë drogë i janë kapur një personi në Gjirokastër nga uniformat blu.

Nga operacioni policor ra në pranga shtetasi J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, për shtetasin J.Gj.(shtetasi i mësipërm i arrestuar) dhe  shtetasin A.H., banues në Libohovë, pasi në orët e para  të mëngjesit të ditës së djeshme këta shtetas janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *