Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 60-vjeçari në Vorë, u përplas nga një makinë


Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Prezë pasi u përlplas nga një mjet.

Sipas policisë, kalimtari ende i paidentifikuar është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një person me iniciale A.L., e si pasojë  plagëcve ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa kjo e fundit po punon për identifikimin e viktimës.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *