Vendosni fjalën kyçe....

“Pamela Karlan, lëre djalin tim rehat” – Melanie Trump turpëron eksperten ligjore


Zonja e Parë Melania Trump i ka mbyllur gojën një eksperteje juridike e cila përmendi djalin e mitur të saj, Barron Trump, gjatë dëshmisë në procesin kundër presidentit amerikan.

Profesoresha e ligjit në Stanford, Pamela Karlan ndërsa mundohej ta krahasonte presidentin Donald Trump me një monark, tha: “presidenti mund ta quajë djalin e tij Barron, por jo ta bëjë atë një baron”.

Zonja e Parë e cila zakonisht nuk komenton deklarata politike, i kërkoi ekspertes ligjore përmes një postimi në “Twitter” që ta lërë djalin e saj të qetë.

“Një fëmijë i mitur meriton privatësi dhe duhet të mbahet jashtë politikës. Pamela Karlan, ju duhet t’ju vijë turp për komentin tuaj publik duke përdorur një fëmijë”– tha Melanie.

Pas fjalëve të zonjës së parë, Karlan u detyrua të kërkojë falje për komentet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *