Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas grupin e nxënësve, humb jetën 12-vjeçari, plagosen disa të tjerë


Një nxënës 12-vjeçar ka humbur jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, pasi u përplasën nga një makinë pranë shkollës së tyre. BBC shkruan se hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje të qëllimshme.

Incidenti ndodhi pranë Shkollës së Mesme të Debden Park në Essex, rreth orës 15:20. Të plagosurit janë dy djem 15-vjeçarë, një djalë 13-vjeçar, një vajzë 16-vjeçare dhe një grua 53-vjeçare. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur një hetim për vrasje dhe u vu në kërkim të Terry Glover, 51 vjeç. Ai dyshohet se qëndronte pas timonit. Glover akuzohet për gjashtë akuza për vrasje në tentativë dhe një për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm.

Një nga djemtë e lënduar, i tha BBC-së se ai besonte se shoferi i kishte sulmuar qëllimisht.

Duke folur nga spitali, ai tha se po shëtiste në trotuar me një mik kur dëgjoi një makinë që po kthehej pas tij. Ai shpjegoi se si Fordi shpejtoi, kaloi mbi trotuar dhe i goditi duke e hedhur shokun e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *