Vendosni fjalën kyçe....

Sako e Durrësit: Banorët po i strehojmë në hotele me “5 yje”, në kushte normale s’do i paguanin dot për pushime (Video)


Kryebashkiakja e Durrësit, Sako, ka hedhur poshtë pretendimet për keqmenaxhim të ndihmave në qarkun e Durrësit. Në një intervistë për ‘ABC News’, ajo tha se kaosi po shkaktohet nga personat që nuk kanë nevojë për ndihma.

‘Kaosi shkaktohet realisht nga persona që nuk kanë nevojë, as për akomodim, as për ndihma. Janë persona të cilët përfitojnë nga situata. U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Ka gjithnjë raste abuzive në situata të tilla.’, tha ajo.

Më tej ajo shtoi ata që nuk janë sistemuar ende, nuk kanë pasur nevojë për t’u sistemuar ndërsa akomodimi bëhet në hotele me 5 yje, që në kushte normale, banorët nuk mund t’i paguajnë për pushime.

‘Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët araqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime.’  – shtoi Sako.

VINI RE: Video marrë nga ABC News, deklaratën e Sakos e dëgjoni nga minuta 4:20 deri në minutën 4:38


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *