Vendosni fjalën kyçe....

Ekspertë nga Greqia do vlerësojnë dëmet e tërmetit


Sot  mbërrijnë specialistët grekë që do të vlerësojnë dëmet e tërmetit dhe do të përcaktojnë se cilat banesa janë të pabanueshme.

Nga inspektimet do të vendoset nëse pallatet janë të banueshme ose jo. Gjithësej grupi i ekspertëve përbëhet nga 16 persona.  

Në ditët në vazhdim pritet ardhja e specialistëve nga Turqia, Franca, Zvicra, Danimarka dhe Gjermania.

Lajmin e konfirmoi edhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme

Përveç ekipeve të kërkim shpëtimit, vendet e huaja tashmë do asistojnë edhe me ekspertë të vlerësimit të dëmeve, pas tërmetit që shkaktoi viktima dhe qindra të plagosur.