Vendosni fjalën kyçe....

Pasojat e tërmetit, Austria i dhuron Shqipërisë 600 mijë euro


Qeveria austriake ka dhuruar 600 mijë euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada austriake bën me dije se fondi i shtohet ndihmave të mëpëparshme të Vjenës për Shqipërinë.

Në një deklaratë të sajën, kancelarja Brigitte Bierlein ka theksuar se Austrinë e Shqipërinë i lidh një miqësi e gjatë prej dekadash.

‘Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, qeveria austriake ka vënë në dispozicion një fond ndihme prej 600.000 Eurosh. Me këtë fond të Agjencisë Austriake për Zhvillim, duke pasur parasysh periudhën e dimrit ku ndodhemi, synohet të rindërtohen sa më shpejt shtëpitë e shembura, – bëri të ditur Ministria e Jashtme austriake. Shqipëria, që prej vitit 1992 është një vend në fokus të Agjencisë Austriake për Zhvillim. Që pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 21 shtator, Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është shprehur i gatshëm për të mbështetur qytetarët e prekur nga kjo katastrofë natyrore. Ndihmës së deritashmi i është shtuar tashmë edhe ky fond prej 600.000 Eurosh. „Austrinë dhe Shqipërinë e lidh një miqësi e gjatë prej dekadash“, – u shpreh Kancelarja Federale Brigitte Bierlein në një deklaratë të sajën. „Bizneset austriake janë ndër investitorët më të mëdhenj në vend. Me bindje të plotë e mbështesim Shqipërinë në kuadër të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe si një vend kandidat për anëtarësim në BE.’ – thuhet në njoftim.