Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm godet Kretën, lëkundjet ndihen deri në Gjirokastër e Sarandë


Një ditë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Kretën në Greqi. Lëkundjet kanë qenë aq të forta, saqë janë ndjerë deri në Gjirokastër dhe në Sarandë.

Siç shkruan media greke Protothema, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, i regjistruar në orën 09:23.

Qendra e tërmetit ishte 74 km në perëndim të Chania dhe në thellësia prej 70 km.

Fatmirësisht deri tani nga ka asnjë raportim për të lënduar.

Tërmeti në Kretë vjen një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Durrës dhe në Tiranë, ku kanë humbur jetën rreth 27 persona dhe rreth 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *