Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet me video-selfie pas tërmetit: Pabesi e natyrës, çfarë s’të vret të forcon


Kryeministri Rama është shfaqur me një mesazh në Facebook pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Me anë një videoje, kreu i qeverisë ngushëlloi të gjithë ata që kanë humbur familjarët e tyre nga tërmeti ndërsa pasqyroi edhe ndihmat e ofruara nga vendet e rajonit e ato të BE-së.

Në fund ai tha se çfarë nuk të vret të bën më të fortë ndërsa plaga e sotme do e bëjë vendin edhe më të fortë nesër.

‘Marr pjesë në dhimbjen e thellë të njerëzve që lotojnë për të humburit e tyre nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar të natës ë kaluar. Shpreh ngushëllimet e thella për të gjithë ata që kanë humbur familjarët e tyre dhe dua ti siguroj se do bëjmë deri në fund gjithçka që të shpëtojmë çdo fatkeq që ende merr frymë nën rrënoja. Kjo fatkeqësi kërkon një kurajo të jashtëzakonshme, durim të madh, solidaritet e shumë qetësi. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madh të natyrës. Qeveria ka dalë në terren që në çastet e para. Çfarë nuk të vret, të forcon. Besomëni se plaga e sotme e madhe do na bëjë më të fortë nesër.’ – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *