Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Rrugën e Kombit, i plagosuri dërgohet me urgjencë në Tiranë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombin në rrethrrotullimin e Milotit.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë nga përplasja e makinës me këmbësorin.

I plagosuri është dërguar drejt Tiranës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz”  me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. 
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *