Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 560 kg hashash në shtëpi, arrestohen 4 shtetas shqiptarë të një familje në Greqi


Një grup trafikantësh të hashashit u ndaluan ditën e djeshme nga policia pasi iu sekuestruan në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve 560 kg hashash.

Sipas mediave helene mësohet se 4 shqiptarë (burri, gruaja, djali dhe kunati) si dhe një 16-vjeçar grek operonin si grup trafikantësh droge në zonën midis Korintit dhe Atikës. Njëri prej shqiptarëve punonte si truproje i dy këngëtareve greke.

Pasi kontrolloi makinën e njërit prej shqiptarëve, forcat operacionale të anti-drogës bastisën shtëpinë ku ata jetonin duke gjetur 560 kg hashash, 9 telefona, 3 makina dhe 4160 €.

Autoritetet greke vlerësuan se çmimi i sasisë së drogës të sekuestruar është 840 mijë €.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *