Vendosni fjalën kyçe....

Reja konferencë shtypi një ditë para Francës ,tregon pengun e tij


Trajneri i kombëtares shqiprtare të futbollit, Reja, ka dhënë një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Francës.

I vetëdijshëm se nuk ka se çfarë të humbë, italiani deklaroi se do futet në fushë për fitoren ndaj kampionëve të botës. Kombëtarja shqiptare mban aktualisht vendin e katërt në grup dhe pavarësisht rezultatit të sfidës ndaj ‘gjelave’ është thuajse në këto pozita.

Do duhej që Shqipëria të fitonte ndaj Francës dhe Islanda të mundej në transfertë ndaj Moldavisë, gjë që vështirë të ndodhë megjithatë tekniku beson deri në fund.

‘Po përgatitemi si duhet dhe do përpiqemi të shfrytëzojzmë hapësirat që do na lërë Franca. Do tregojmë kujdes në fazën mbrojtëse sepse i dimë cilësitë e kundërshtarit. Do kisha dashur që ta kisha nisur më herët punën me Shqipërinë, që në fillim të kualifikueseve, megjithatë do japim më të mirë në fushë.’ – tha Reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *