Vendosni fjalën kyçe....

“Ndaj Shqipërisë luajmë vetëm për fitore” – Deschamps e tregon qartë objektivin


Trajneri francez, Deschamps, tha se ekipi i drejtuar prej tij do japë maksimumin në sfidën e fundit në grup, atë ndaj Shqipërisë mbrëmjen e nesërme.

Tekniku i kampionëve të botës deklaroi se në fushë do hidhte formacionin më të mirë të mundshëm në kërkim të fitores që do siguronte vendin e parë në grup.

‘Nesër pret që të jetë një ndeshje e fortë pasi Shqipëria nuk pritet të dhurojë gjë. Të gjithë lojtarët duan të luajnë nesër por në fushë do zbresin më të mirët. Ndeshja me Moldavinë na shërbeu për të rritur përqendrimin. Nuk kemi ardhur në Tiranë për rezultat tjetër veç fitores.’ – tha ndër të tjera trajneri francez.

Sfida e fundit në grup luhet nesër në stadiumin e ri të kombëtares ‘Air Albania’ në orën 20:45.

Franca ka 2 pikë më shumë se Turqia e vendit të dytë dhe mund të mos i mjaftojë barazimi duke qenë se Turqia luan ndaj Andorrës dhe teorikisht pritet ta fitojë përballjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *