Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i fundit i Metës: Referendumi po afron, Parlamenti shpërndahet me një dekret


Presidenti i vendit Ilit Meta ka deklaruar se po afron dita e referendumit dhe ka paralajmëruar që askush të mos përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se do t’i drejtohet popullit për të mbrojtur demokracinë ndërsa la të mendohet se po konsideron shpërndarjen e Parlamentit.

“Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori, dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndarhet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky…përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore.

Besoj se jam shumë i qartë, secili të zbatojë kompetencat e veta, veprimet do të vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale, dhe në momentin e duhur presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë që është dhunuar në mënyrën më barbare sidomos këto 2 vite kur është lënë qëllimisht pa gjykatë Kushtetuese. I uroj suksese anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Këtë deklaratë, Meta e ka bërë në Forumin Rajonal për Barazinë Gjinore, ku është i pranishëm. Mes presidentit dhe KED ditët e fundit ka patur një përplasje lidhur me emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *