Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Itali, humb jetën 26-vjeçari shqiptar


Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes.

Makina me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar, tip Lancia Y, u përplas kokë më kokë me një Volkswagen Up, që drejtohej nga një 21-vjeçar. Aksidenti rezultoi fatal për 26 vjeçarin shqiptar, të quajtur Jetmir Isufi. I riu u nis me urgjencë drejt spitalit të Vimercate por që nuk mundi t’iu dot shpëtonte plagëve. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se ai jetonte prej vitesh në Merate.

Djali tjetër gjithashtu u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin San Gerardo në Monza, por gjendja e tij u stabilizua gjatë natës dhe u shpall jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet në fotografitë e mëposhtme, përplasja mes dy makinave ishte aq e fortë saqë ato janë shkatërruar plotësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *