Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Australi, zyrtarët: Më e keqja ende përpara


Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret masive në dy shtete vazhdojnë të paraqesin një kërcënim, pavarësisht lehtësimit të kushteve “katastrofike”.

BBC shkruan se rreth 150 zjarre po vlojnë akoma në New South Wales (NSW) dhe në Queensland.

Pesëdhjetë shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan në NSW të martën, por fatmirësisht nuk pati më humbje në jetë njerëzore. Në një moment, zjarret shpërthyen në periferi të Sidneit.

Të mërkurën, flakët shkaktuan urgjenca në Queensland.

“Kushtet janë shqetësuese për ne” – tha Kryeministrja Annastacia Palaszczuk para gazetarëve.

Kërcënimi në NSË është zvogëluar nga katastrofik në nivelin më të lartë – por zyrtarët u kanë kërkuar banorëve të mbeten vigjilentë.

“Ne kemi akoma përpara më të keqen e verës – më të keqen e sezonit ndërsa hyjmë në verë”– tha Shane Fitzsimmons, Komisionerja e Shërbimeve Zjarrfikëse Rurale në shtetin e NSW-së.

Qeveria e Australisë ka shmangur shpesh pyetjet nëse ndryshimi i klimës mund të kishte kontribuar në këto zjarre.

Aktori i njohur Russell Crowe ka treguar se banesa e tij ishte dëmtuar, por ai ndodhej jashtë shtetit dhe familja e tij ishte e sigurt.

Kujtojmë se që nga e premtja, tre njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga banesat e i kanë kaluar netët në qendra evakuimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *