Vendosni fjalën kyçe....

Dy trenat përplasen në Indi, udhëtarët fluturojnë nga dyert e nxitojnë të largohen (Video)


Dy trena të mbipopulluar u përplasën me njëri-tjetrin kokë më kokë. Aksidenti ndodhi në Hyderabad, duke shkaktuar kaos në mesin e pasagjerëve që nxituan të largoheshin.

Një kamera CCTV kapi përplasjen dramatike mes trenave. Siç duket nga pamjet, një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash, duke bërë që të dy lokomotivat dhe disa vagonë të dilnin nga shinat. Sekonda më vonë, pasagjerët u hodhën nga dritaret e dyert.

Në aksident u plagosën gjithsej 20 persona, sipas mediave lokale, mes tyre një makinist treni i cili ishte bllokuar në kabinën e tij për orë të tëra.

Zyrtarët thanë në fillim se shkak për aksidentin u bë një defekt teknik, por hetimet paraprake tregojnë se shoferi i trenit të udhëtarëve nuk arriti të vërejë një sinjal ndalese dhe filloi të lëvizte teksa treni më i rëndë i mallrave po hynte në stacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *