Vendosni fjalën kyçe....

Rifillimi i pasurimit të uraniumit, ministri gjerman: Irani të heqë dorë nga masat e marra


Ministri i Jashtëm gjerman i kërkoi Iranit të kthejë vendimin e papranueshëm të tij, të marrë një ditë më parë, për të rifilluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri tani të ngrira.

“Njoftimi i presidentit Rohani është i papranueshëm. Irani duhet të heqë dorë nga tërë masat e marra që nga korriku dhe të respektojë përsëri të gjitha angazhimet e tij ndërkombëtare”, deklaroi Heiko Maas, gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Presidenti iranian Hassan Rohani njoftoi dje nisjen e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, një vendim ky që u dënua nga Uashingtoni, Parisi dhe Bashkimi Evropian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *