Vendosni fjalën kyçe....

Dy partitë politike premtime elektorale për pagën minimale, konservatorët premtojnë rritje më të lartë


Plani i Britanisë për të rritur pagën minimale në 10.5 paund për orë ($13.6), është mbështetur nga disa analiza që zbuluan se caktimi i dyshemesë në paga ka një efekt të papërfillshëm në krijimin e vendeve të punës. Kompanitë presin tashmë një rritje të kostove në paga, pas zgjedhjeve të parakohshme të muajit të ardhshëm.

Ministri i Financave Sajid Javid, tha në muajin Shtator se do të rrisë pagën minimale (NLw) deri në vitin 2024, nëse kushtet ekonomike e mbështesin këtë gjë, si dhe të zgjerojë bazën në mënyrë që të prekë të gjithë punëtorët mbi moshën 21 vjeç, nga 25 vjeç që është aktualisht.

Partia Laburiste e opozitës tha se do të rrisë pagën minimale në 10 paund ($12.9) në orë menjëherë sa të fitojë zgjedhjet. Një komision i caktuar nga qeveria ndërmori një studim për ndikimin e rritjes së pagës minimale në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vende të tjera.

“Bazuar tek raporti, ekziston hapësirë për të eksperimentuar rritjen e pagës minimale në Britani”,  përfundoi komisioni. Megjithatë, partia laburiste e hodhi poshtë premtimin e Javid, duke thënë se njerëzit duhet të presin vite për këtë ofertë, ndërkohë që ata do e prezantojnë menjëherë sa të vijnë në pushtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *