Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama ndërtoi një model kriminal të qeverisjes, do shkatërrojmë këtë sistem


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin Përballë në RTSH, pohoi se i vetmi model që duhet ndërtuar është shkatërrimi i modelit oligarkik që ka kapur Ramën.

Sot Shqipëria nuk ka një model europian të qeverisjes. Sot Shqipëria ka një model kriminal të qeverisjes. Këtu nuk ecën përpara as virtyti, as vlera, as talenti, as aftësia. Këtu ecin përpara kriminelët, hajdutët, arrogantët, servilët. Dhe kjo jo vetëm në politikë, për fat të keq politika e mbulon, e përcjell shembullin në çdo fushë të jetës.

E njëjta gjë po na ndodh me ekonominë, e njëjta gjë po na ndodh me arsimin. Dhe kjo është arsyeja përse më të mirët që po na ikin. Ky është paradoksi, ata për të cilët kemi më shumë nevojë janë të parët që po ikin edhe kur ndodhen le të themi në krye të benefiteve ekonomike. Pra, nuk janë më të varfrit që po ikin, janë inxhinierët, janë mjekët, janë ekonomistët, janë sipërmarrësit, është rinia. Pse?! Sepse ky është një model i cili po e çon vendin drejt shkatërrimit. Nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria, duhet të shkatërrojmë këtë model”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *