Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Korça: PD-ja do mundësojë pagesën 100% të tarifës së studentit, Rama jep miliona euro për koncesione


Pas Elbasanit, kreu i PD-së, Basha, është takuar ditën e sotme me të rinjtë e Korçës.

Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati foli për arrestimin e Redjan Rrajes, nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i cili akuzohet si një nga dy atentatit që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji dhe dy personave të tjerë.

Ai tha se gjithçka ka të bëjë me luftën e bandave në pushtet.

‘Është zbuluar autori, ose një nga autorët që ka qenë pjesë e atentatit mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që është pjesë e bandave të pushtetit, në një luftë bandash që luftojnë për të grabitur më shumë. Ky është një lajm shumë i rëndë. Lajme të tilla nuk i bën mirë gjendjes së vendit që është i depresuar. Por më gjithë këtë gjendje që zotëron kudo, vijmë në këtë takim të dytin tim që e nisa mbrëmë në Elbasan dhe sot në Korcë e sado të hidhura të jenë lajmet, ka një shpresë dhe këtë mjafton ta shikojmë në sytë tuaj.’ – tha Basha.

Më tej ai tha se rinia është faktori që do e nxjerrë vendin nga kriza dhe do jetë përfituesja e parë e qeverisjes së PD-së.

Ndërsa theksoi se integrimin e vendit në BE e pengon kryeministri Rama.

‘Jo më kot kam zgjedhur ta nis këtë rrugë me ju sepse ju jeni faktori që do të nxirrini Shqipërinë nga kriza. Ju do të jeni përfituesi i parë që do ta bëni Shqipërinë si gjithë Evropa. E kemi nisur këtë udhëtim që para 30 viteve, por ka 5 vite që rruga jonë është ndaluar. BE nuk ja mbylli derën shqiptarëve, e aq më pak rinisë shqiptare, por një njeriu që mban peng vendin e tij, që ju ka braktisur ju, demokratët, socialistët, që ka thyer çdo premtim.’ – shtoi ai.

Kreu i PD-së, theksoi gjithashtu se lekët e shumta që shpenzohen për koncesionet e PPP-të e Ramës për oligarkët e tij, do mjaftonin për të bërë ndryshim në arsim.

Ai tha se qeveria e PD-së do e mundësojë 100% pagesën për tarifën e studentit.

‘120 milionë euro jepen për koncensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do mjaftonin 70 milionë euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë. Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para t’ja japë 12 personave. Shqipëria e ka mundësinë për 100 për qind për tarifën e studentit. Po kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para 12 oligarkëve.’ – tha më tej Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *