Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë dhe Berat, policia kap 13 kg hashash dhe arreston 4 persona


Policia në disa qytete të vendit ka ndërmarrë aksione për kapjen e personave që trafikojnë lëndë narkotike.

Pas kapjes në Rrëshen, policia njofton edhe për dy aksione të tjera në Vlorë edhe Berat ku kapi lëndë narkotike si edhe ndaloi disa persona.

Në fshatin Ploçë të Vlorës policia arrestoi shtetasin me iniciale I.S dhe i sekuestroi 6.6 kg hashash dhe një 996 fishekë ushtarakë.

“Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës.

Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë”-thuhet në njoftim.

Ndërsa në Berat, policia kapi 6.2 kg hashash dhe ndaloi 3 persona në aksin Poliçan-Berat.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht:

L.K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;

J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë;
M. P., 28 vjeç, banues në Durrës;

Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa”-njofton policia e Beratit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *