Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me trafikndarësen në Shkozet, humb jetën 30-vjeçari


Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet një mjet u përplas me trafikndarësen dhe i mori jetën një 30 vjeçari nga Kavaja.

30-vjeçari me iniciale E.B raportohet se ishte duke folur në telefon.

Njoftimi nga policia e Durrësit:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *