Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Lushnjë


Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Lushnjë-Fier. Sot ka humbur jetën në spitalin e traumës në Tiranë edhe një nga dy të plagosurit, Alteo Shabani.

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”– njofton policia.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku mjeti tip ‘Mercedes-Benz’ me të cilin udhëtonin tre të rinjtë, doli nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës dhe pasi u përplas me bordurën anësore ra në një kanal.

Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, për shkak të së cilës drejtuesi i mjetit mund të mos ketë parë rrethrrotullimin.

Tre personat e plagosur u dërguan në spital por njëri prej tyre Orges Shabani, 21 vjeç ndërroi jetë. Pas tij ndërroi jetë sot edhe Aleto Shabani ndërsa shoku i tyre me inicialet A.D, 16-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *