Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta producenti legjendar i “The Godfather”, Robert Evans


Ndahet nga jeta producenti i njohur, Robert Evans në moshën 89-vjeçare. Lajmi i hidhur për kinematografinë u konfirmua nga publicisti i tij Monique Evans.

Si drejtuesi i studios, Evans ndihmoi në ringjalljen e “Paramount Pictures” në vitet 1960 dhe 1970 duke sjellë projekte të tilla si “Chinatown”, “Kumbari” dhe “Baby Rosemary’s” në ekranin e madh.

Kreu i studiove kinematografike të Hollywood-it gjatë viteve ‘70, u bë i njohur për publikun për filmat “Kumbari” dhe “Qyteti kinez”. Në prodhimin e filmave që bëri, ai ndryshoi historinë e filmit, duke e bërë veten një personazh të përjetshëm. “Variety” e cilëson atë një legjendë.

Evans dukej sikur i mishëronte ekstremitetet e Hollivudit me shtatë martesat e tij, natyrën e hapur dhe mënyrën e jetesës.

Ai u shpall fajtor për posedim të kokainës në 1980, kur vëllai i tij dhe një burrë tjetër u arrestuan në një skemë që përfshinte blerjen e 19,000 dollarëve kokainë nga një agjent federal i narkotikëve që hiqej si tregtar, shkruan CNN.

Në kujtimet e tij në vitin 1994, Evans do të shprehej: “Ka tre anë për çdo histori: ana ime, ana jote dhe e vërteta. Dhe asnjëri nuk gënjen”.

Lindur në New York City, Evans ishte aktor që fëmijë në radio dhe në vitet e para të televizionit.

Ali McGraw, e cila u martua me Evans në 1969 para se ta linte atë për aktorin Steve McQueen, tha se ai do të “mbahet mend si një gjigant”. Evans me të kishte edhe fëmijë, djalin e  tij të vetëm Josh Evans. Josh ka ndjekur gjurmët e babait dhe është bërë një producent, aktor, skenarist dhe autor i njohur. Në mesin e grave tjera me të cilat ishte i martuar Evans ishte edhe ylli i “Dinastisë”, Catherine Oxenberg, me të cilën qëndroi për dhjetë vjet. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *