Vendosni fjalën kyçe....

Gratë e Astirit protestojnë para Gjykatës me zinxhirë në duar dhe gojën mbyllur (FOTO)


Gratë e Astirit janë mbledhur për të protestuar para Gjykatës së Apelit, ku sot pritet të merret vendimi për masën e sigurisë për 3 nga banorët e arrestuar, Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gëzim Shehu.

Këtë radhë, banorët e Astirit duken se kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar, pasi gratë në mënyrë simbolike janë paraqitur me zinxhirë në duar dhe me gojën të mbyllur.

 Gratë e Astirit shprehen se do të vijojnë protestat dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, tha se nuk do të ketë paqe derisa banorët e Astirit të fitojnë në konfliktin me qeverinë.

 “Si ka mundësi që një projekt është edhe nën hetim edhe nën zbatim? Por këto s’duan të ia dinë për ligjin apo për qytetarët, kanë vetëm hallin e kullave që duan të bëjnë mbi supet e këtyre banorëve. Nuk do të kemi paqe derisa qytetarët e këtij vendi të mund të fiutojnë.”, tha Balliu. Ai shtoi se protestat do të vijonin si zakonisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *