Vendosni fjalën kyçe....

Paloka e Ndoka tallen me Ramën për telefonatën me Merkel ku vuri “pikat mbi i”


Nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, vënë në lojë kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se kishte folur për 45 minuta në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ndoka ironizon Ramën duke i kujtuar 9 kushtet që Bundestagu gjerman i vendosi Shqipërisë për hapjen e negociatave.:  “Pika mbi “i” e Merkelit për Ramën; kishe nje “Jo” për negociatat dhe një “Po” për 9 kushtet. Ploteso kushtet dhe hajde se flasim, por plotesoj ama, se ke katër vite, më kupton, iiiii!”.

Ndërsa Paloka nga ana tjetër i kujton Ramës telefonatën me Macron, përsëri edhe ky duke i kujtuar kushtet.

“Danke Angela…Telefonatë 45 minuta…I vumë gjithë pikat mbi i…”?!?!
Kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut ?

Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithë tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg?
Do të thotë që 30 qershori ka rënë dhe do pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?
Do të thotë që do të realizohet një reformë zgjedhore transparente dhe me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë?
Do të thotë që pas realizimit të reformës zgjedhore do të kemi implementim të saj në zgjedhje të parakohshme?
Do të thotë…APO ?
Shqiptarët e kanë të freskët ditën kur vajte në Parlament dhe kërkove ndjesë për vonesën se kishe pasur një bisedë telefonike për një orë me MIKUN TEND Macron. Atë dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi ‘i’ për negociatat…
Nuk e di pse ka ca ditë që gjithë palaçot rreth teje nuk po lënë fjalë të ndyrë pa thënë për MIKUN TEND, madje paturpësisht dhe për bashkëshorten e tij?!
Boll mashtrove si ordiner! Plotëso kushtet që të kërkojnë ose largohu!”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se në muajin korrik, Rama tha në një takim me gazetarët se kishte folur në telefon për 55 minuta me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Rama atëhere do të shprehej se ishte shumë i afërt me Macron, por kjo afërsi mesa duket nuk paska qenë e mjaftueshme sa për të mos i vënë Franca veton Shqipërisë për negociatat me BE-në, kur kushtet sipas kryeministrit janë plotësuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *