Vendosni fjalën kyçe....

Goditi karrigen në mes të lojës, çfarë bëri futbollisti që e tërboi aq shumë Guardiolën (FOTO)


Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola humbi qetësinë ndaj zëvendësuesit John Stones pasi ai nuk ishte gati për të dalë në pjesën e parë kundër Atalantës të martën.

Mesfushori Rodri, u dëmtua në pjesën e parë dhe u largua nga fusha. Por për zhgënjimin e Guardiolës, Stones nuk ishte aspak i përgatitur të dilte në fushë.

Ndërsa Stones zgjidhte palestrinat dhe çorapet e tij, Guardiola ngjiti shkallët dhe u drejtua te mbrojtësi.

Ai më pas përplasi një karrige nga nervat, duke lënë të habitur David Silva-n dhe sigurisht dhe Stouns. Pas ndeshjes, Stouns shpjegoi: “Kisha vendosur palestrinat, por më duhej që t’i rregulloja më mirë në këmbë që të ishin të rehatshme. Por, sekondat janë thelbësore në fushë, dhe kjo është ajo që Guardiola kërkon”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *