Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 27 kokainë në apartament, Gjykata italiane e dënon me 5 vite burg shtetasin shqiptar


Një i ri shqiptar me profesion murator, por i arrestuar për 27 kg kokainë, u dënua me 5 vite burg nga drejtësia italiane. 

Qemal Shaskaj u arrestua dhjetorin e kaluar me një vilë të vogël në Giulianello (një fshat në Cori).

Gjatë procesit gjyqësor, ai u lirua nga akuzat për posedim të armëve të zjarrit dhe marrjen e sendeve të vjedhura. Dënimi u dha nga gjyqtari i Gjykatës së Latinës, Mario La Rosa, ndërsa prokurori kërkoi një dënim prej 9 vitesh.

Vitin e kaluar, pas hetimeve të kryera nga oficerët e policisë në komisariat për të identifikuar origjinën e drogave të shitura në sheshin e qytetit të Kështjellave Romake, hetuesit pikasin të riun me origjinë shqiptare, si i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *