Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 6 numri i të arrestuarve te Unaza e Re


Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve që akuzohen se bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re. Para dy ditësh u arrestuan tre persona, çka u shoqërua me protesta të banorëve të Unazës së Re përpara Drejtorisë së Policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën “Teodor Keko”.

Mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike kërkoi ndalimin e dhunës që sipas tyre forcat e policisë po ushtrojnë ndaj banorëve të Astirit.

Selia blu i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet ndaj efektivëve të policisë që po ndalojnë protestuesit për të shprehur indinjatën e tyre.

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti vijojnë protestat e tyre për çdo ditë, zakonisht rreth orës 18:30.

DETAJET E POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *