Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Opozita ka përgjegjësi për mosçeljen e negociatave


Kryeministri Rama ka deklaruar në seancën e sotme plenare se opozita ka përgjegjësi për mosçeljen e negociatave të vendit me BE-në.

Në një krahasim me Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë tha se ndryshe nga opozita e atjeshme, opozita shqiptare ka marrë rrugët e Europës për t’i prishur punë vendit në çeljen  e negociatave.

“Ka një ndryshim thelbësor mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Atje opozita nuk sillet si opozita këtu. Ndryshe nga këtu, opozita atje pavarësisht luftës politike të brendshme nuk ka marrë rrugët e Europës si e jona, që ka minuar procesin e çeljes së negociatave. Jo se atje nuk ka pasur bojkote, nuk ka pasur kontestim zgjedhjesh. Atje kanë arritur deri aty sa të kërcënojnë të mos futen në zgjedhje. Por nuk kanë transportuar më Europë histori që kanë vetëm një efekt. Vendimi i Këshillit Europian nuk ka lidhje fare me çfarë kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë ne.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *