Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes 15 familjarëve, burra dhe gra. Disa përfundojnë në spital


Një sherr masiv mes 15 familjarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Rahovecit. Sipas Policisë së Gjakovës, 15 familjarë, burra e gra, janë përfshirë në sherr e madje disa prej tyre janë dërguar në spital.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka ndodhur për motive pronësie. Zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja, tha se tre të plagosurit ndodhen jasjtë rrezikut për jetën.

“Mund të ju konfirmoj se rrahja është raportuar në stacionin policor mbrëmë rreth orës 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras. Në rrahje janë përfshirë 15 persona. 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, konfirmoi Podrimaj.

Zëdhënësja konfirmoi se personat e përfshirë në sherr kanë përdorur mjete të forta. Ajo tha se pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë 6 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *