Vendosni fjalën kyçe....

“Rama i jep Carlo Bollino-s për 20 vjet, 4 mijë metra katrorë pronë shtetërore për 1 euro” – PD


Kryeministri Rama i ka dhënë kompanisë “MTSC” të Carlo Bollinos, një pronë shtetërore me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë për një periudhë 20-vjeçare.

Për qiranë e Ish-ndërmarrjes metalike, në Tiranë, Bollino do paguajë një qira 1 euro. Rasti në fjalë është denoncuar nga Departamenti i Antikorrupsionit në Partinë Demokratike.

Në vendimin e Këshillit të Ministriave të zbardhur përcaktohen edhe kushtet e kontratës dhe të dhëna të tjera.

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’’ (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës.” -thuhet në vendimin e zbardhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *